Tani e tutje, Berlini do të jetojë me kujtesën e murit për më gjatë se sa jetoi me vetë murin.
Por pse të gjithë flasin kaq shumë për këtë ditë dhe pse e vlerësojnë e kujtojnë kaq shumë edhe sot?
Muri i Berlinit (Gjermanisht:Berliner Mauer) ishte një barrierë e ndërtuar nga republika demokratike e Gjermanisë.U ndërtua më 13 gusht 1961 dhe u shkatërrua më 9 nëntor 1989 edhe pse sot këtij shkatërrimi i kanë mbijetuar disa segmente. Ai u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në Perëndim. Ishte një barrierë prej betoni e lartë gati 3 metra dhe përshkonte gjithë Berlinin duke e ndarë më dysh për 28 vjet. Në të bënin pjesë dhjetëra kulla vrojtimi dhe dyer kalimi, përfshi edhe të famshmen “Pikëkalimi Çarli”. Konsiderohej si linja e hekurt midis dy botëve të kundërta përgjatë gjithë kohës së luftës së ftohtë.
Shkatërrimi i tij shënoi fillimin e krisjes së komunizmi në Evropë.
Por muret nuk janë një gjë e së kaluarës. Optimizmi demokratik i realizuar deri në fund të Luftës së Ftohtë është zbehur në mënyrë të konsiderueshme. Refugjatët sot vazhdojnë të shpëtojnë nga regjimet komuniste, si Koreja e Veriut, e cila ka ndërtuar një kufi që rivalizon dukshëm Murin e Berlinit. Në Evropë, zhvillime të tilla si Brexit, pushtimi rus në Ukrainë dhe ndërtimi i një muri kufitar hungarez kanë shënuar kthimin e kufijve, në një Evropë që për dy dekadat e fundit dukej se po lëvizte në drejtimin e duhur.