Kompozitorja Diana Ziu zgjedh t’i drejtohet kryeministrit Edi Rama për Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, për një garë që ajo thotë se është e manipuluar dhe e paracaktuar.
Në një letër të hapur që vetë Ziu e ka shpërndarë në rrjetet sociale,ajo thotë se është duke bërë përpjekjen e fundit,por nuk harron t’i thotë shefit të qeverisë që është ai “urdhëri” nga lartë që i lejon “Verën dhe shokut Zhani” të bëjnë abuzime me realizimin e Festivalit.
“z. Kryeminister, doni apo nuk doni ju, Ju jeni “urdhri nga lart” per kete kategori kuadrosht te realizmit socialist, te cilet mendojne ende se boll te jesh ne rregull me partine, pa ne djall te tjerat.”-shkruan Ziu.
Në fund, ajo i drejton Ramës dhe Ruçit edhe 5 pyetje në lidhje me Festivalin dhe garën e pandershme që sipas saj po zhvillohet nga drejtuesit dhe organizatorët.
Letra e plotë e kompozitores Diana Ziu:
Leter e hapur z. Edi Rama.
z. Kryeminister, ndoshta gabohem kur mendoj se zerat publike kane ende impakt ne shoqerine tone, por po e bej dhe nje përpjekje. Eshte mekat qe ka njerez te cilet me teper do humbasin kohe per mbrojtjen e modelit te vjeter te shikimit te botes, se sa ta rregullojne ate.
Po e nis nje leter te thjeshte por te rendesishme per shoqerine sot, per tju vene ne dijeni per crregullime, abuzime, heqjen e vlerave te artisteve, mungese transparence e favoritizem ne nje vend ku denohesh per 40 mije lek drita dhe quhesh zotni kur me 400 milion ben si te te doje qejfi.
Por une do vazhdoj ti quaj me emertimin e tyre te vjeter, apo te rinise se tyre me sakte, shoqja Vera dhe shoku Zhani, sepse nuk habitem kur shoh se ende jane te brymosur me kohen e urdherave nga lart, ndaj dhe me lind pyetja: Ose e kane urdhrin nga lart, ndaj bejne cfare te duan, ose bejne cfare te duan, per sa kohe nuk kane urdher nga lart ! Kush valle i perkrah kaq shume?
Ku e gjejne ate force mbeshtetese qe duhet per te bere si ne mall te babes me pronen e shtetit, me 400 milon lek fonde, e me e renda, me vete krimtarine kombetare.