Trajneri Ernesto Valverde e ka pranuar se Barcelona e ka të pamundur të mos varet nga kapiteni Lionel Messi, pasi sulmuesi argjentinas e shënoi një hat-trick për t’ia dhënë katalanasve fitoren me rezultat 4:1 në La Liga kundër Celta Vigos.
Duke folur për gazetarët pas ndeshjes, trajneri Valverde e theksoi rëndësinë e argjentinasit për skuadrën.
“Është e pamundur të mos varemi nga Messi. Kështu funksionojnë gjërat.
Ai shndrit gjithçka.
Sot, ne ishim të rrjedhshëm dhe ai i shënoi tre gola.
Është një epërsi që e kemi atë në skuadër, pasi që kundërshtarët i frikësohen dhe kjo është një gjë e mirë”, ka thënë Valverde.