Një foto tejet interesante, ku shihet presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen teksa udhëton me tren, po qarkullon sot në media.
Fotoja është publikuar nga vete kreu i shtetit austriak i cili njihet për thjeshtësinë e tij, e kjo vihet re edhe në pamjen e jashtme.
“Ndjesia kur zbulon një përdorim të gabuar të presjes në dokumentin e fjalimit. Takimi i radhës, hapja e ‘BUCH ëIEN’. Realizohet më mirë me tren. Është koha dhe për të shkëmbyer ndonjë bisedë”, shkruan në rrjetet sociale, presidenti austriak.
E duke bërë një paralelizëm, këtë gjest nuk do ta kishte zili vetëm presidenti ynë, por edhe gjithë figurat politike në vendin tonë, ku siç kemi parë e dëgjuar dominon “mania” për të udhëtuar, kush e kush me mjetin më të kushtueshëm.