Mesa duket kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha i harroi akuzat për falsifikim dokumentash e lobmin në SHBA, e tani po merret me “Mini-Schengeni Ballkanik”.
Në një postim në Twitter, ai shkruan kritikon kreun e qeverisë për mos hapjen e negociatave, duke dashur të heqë vëmendjen nga akuzat që rëndojnë mbi të.
“Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë”, shkruan Basha në rrjetet sociale.