Ambasadorja franceze, Christine Vasac e cila si duket e viziton shpesh Korçën pasi shpeshherë gazetarët i kanë marrë deklarata nga atje është pyetur sot mbi metodologjinë e zgjerimit që përdor Franca.
Gjatë fjalës së saj për mediat, Vasac tha se Macron ka folur qartë, ndërsa shtoi se Franca nuk është në parim kundër integrimit të Shqipërisë.
“Përsëris mendimin e presidentit francez Emanuel Makron. Ideja është që duhet ndërmarrë iniciativë që të gjendet një mënyrë e re e funksionimit të BE, si për anëtarët , ashtu edhe për vendet jo-anëtare. Franca thjesht ka një qasje të re. Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër. Ka thjesht disa interpretime jo të sakta nga njerëz, që nuk korrespondojnë me të vërtetën. Dera është e hapur. Mirëpo duhet qësë pari reformat të vazhdojnë e të ketë rezultate konkrete. Nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve, por edhe zbatimi i tyre. Kjo kërkon vullnetin e të gjitha forcave politike në Shqipëri”, tha Vasac.
E sa i përket vizitave të shpeshta të ambasadores në këtë qytet, me siguri që i kujtojnë Parisin, pasi Korça njihet ndryshe edhe si “Paris i Vogël”.