Përveç deklaratës se Franca në parim nuk është kundër integrimit të Shqipërisë, ambasadorja franceze, Christine Vasac foli edhe për Samitin e Ohrit ku morën pjesë sot, kryeministri Edi Rama si dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç të cilët u pritën nga kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.
Ajo u shpreh se nuk mund të japë opinion për diçka që nuk e ka të qartë se çfarë është, por që gjithsesi përmendi edhe njëherë mikpritjen e Shqipërisë në BE.
“Takimi i tyre vazhdon. Nuk mund të kesh një opinion për diçka të cilën nuk e ke të qartë çfarë është. Analizën mund ta bëjmë vetëm pasi të konsultojmë vendimet që merren dhe situata të jetë qetësuar. Sidoqoftë forcimi i marrëdhënieve mes vendeve të rajonit është gjithmonë i mirëpritur. Mendoj që ky është frymëzimi i bisedimeve të sotme. Ka qenë një mënyrë e caktuar duke folur për një mini shengen. Do t’ju kujtoja që kodi i shengen është shumë i gjerë dhe i përbërë nga qindra faqe. Besoj se nuk bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Sidoqoftë nuk ka pse t’i kundërvihemi rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE kundër një iniciative rajonale që për ne është e mirëpritur”, deklaroi ambasadorja franceze sot nga qyteti i Korçës.
Qëllimi i samitit ishte zbatimi i katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.