Tiranë- “Air Albania Stadium” është tema e momentit për të cilin po flasin të gjithë sportdashësit por edhe shqiptarët.
Së fundmi presidenti i FNSH-së Armand Duka në emisionin “ZonaGol” foli për stadiumin e ri, i testuar me një ndeshjeje të futbollist të femrave.
Ndër të tjera ai u pyet edhe për akuzart e Erion Braçes, për të cilin u shpreh që nëse do financonte ai, do i vinte stadiumit emrin e tij.
“Nëse do flisja me mendimin e karriges do flisja ndryshe.
Komercializimi është gjëja më optimale e mundshme. Nuk dua të bëjë replikë me asnjë. Në kushtet që jemi, ky stadium është ndërtuar me donacion nga UEFA.
Financimi i UEFË-s është 10 milionë euro + TVSH që qeveria na ka mbajtur padrejtësisht.
Është një hall më i madh për ta mirëmbajtur në të njëjtën gjendje. Është e pamundur nëse nuk komercializojmë gjërat e mundshme. Është një model që e ndjek e gjithë Europa. Edhe unë mund ta doja që të ishte një emër sportisti, por jemi të detyruar se kemi nevojë për burime financiare.
Nëse zv.kryeministri flet nga karrigia, mund të hedhë ato lek dhe ne i vejmë emrin e tij”, është shprehur Armando Duka.