Redjan Rraja, i arrestuar i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka apeluar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Avokati i Redjan Rrajës ka kërkuar lirimin nga burgu.
I afërmi i deputetit socialist Rrahman Raja, është i arrestuari i vetëm derimë tani për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, dhe Rrumit, që u krye të premten e kaluar në Shkozet të Durrësit.
34-vjeçari u arrestua teksa ishte duke u larguar nga Shqipëria, përmes pikës së kalimit kufitar të Murriqanit.
Deri në momentet që flasim Rraja nuk ka pranuar që të ketë lidhje me ngjarjen, pavarësisht se policia pretendon se ka prova shkencore që vërtetojnë implikimin e tij.
Dyshimet janë që në një nga maskat e gjetura në makinën e autorëve, të ketë pasur gjurmë ADN-je të Rrajës.
Mbetet e paqartë lidhja e Rrajës me personat që gjendeshin në makinën e Ndojës, dhe nuk dihet as nëse ai ka pasur konflikte të mëparshme me ndonjërin prej tyre.