Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet debati për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Deputeti socialist Ulsi Manja tregoi procedurën e zgjedhjes së anëtarëve në bazë të Kushtetutës.
Gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit, Manja tha se Kuvendi, Presidenti dhe Gjykata e Lartë kanë 30 ditë afat për përzgjedhjen nga një kandidati ai anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga lista e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Nëse brenda këtij afati kohor këto tre institucione nuk japin një emër, atëherë përzgjidhet kandidati i parë në listë.
Ulsi Manja: Çfarë thotë Kushtetua në lidhje me përbërjen e Gjykatën Kushtetuese dhe si plotësohen vendet në Gjykatën Kushtetuese?!
Kushtetuta flet shumë qartë. Në rast se Kuvendi brenda 30 ditëve nga momenti që ka marrë listën nga KED, nuk e ushtron kompetencën Kushtetuese për të zgjedhur njërin nga 3 kandidatët që janë në listë, kandidati i renditur i pari në listën e KED automatikisht konsiderohet i zgjedhur.
Të njëjtin përcaktim ligji organik për Gjykatën Kushtetuese e ka bërë edhe për Presidentin e Republikës edhe për Gjykatën e Lartë.
Ligji thotë në rast se Presidenti brenda 30 ditëve nga momenti që ka marrë në dorëzim listat nga KED për vakancat që i takojnë Presidentit të Republikës nuk e ushtron këtë drejtë, kandidati i renditur në listë i pari konsiderohet i emëruar.
Deri në datën 7 nëntor, Presidenti i Republikës do të duhet të ushtronte të drejtën Kushtetuese për dekretuar emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
E ka bërë për vakancën e datës 07.02.2018, ka dekretuar Besnik Muçin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i cili është tashmë është anëtar. Ndërsa për anëtarin e dytë, Presidenti i Republikës më 5 nëntor i dërgon një letër kreut të Kuvendit dhe KED që unë po vetëngrij dhe do ta bëj dekretimin e anëtarit të dytë pasi Kuvendi të bëjë plotësimin e vakancës së dytë që i takon Kuvendit.
Sepse thotë Presidenti radha e përcaktuar nga neni 179 pika 2 e Kushtetutës të parin e zgjedh Presidenti, të dytin Kuvendi dhe të tretin Gjykata e Lartë.
Po është e vërtetë që Kushtetuta e ka bërë këtë radhë, por radhën e ka përcaktuar Kushtetua për të shmangur konfliktin institucional mes 3 organeve të përfshirë në Kompozimin e Gjykatës Kushtetuese. Sepse 1/3 e anëtarëve ripërtërihen çdo 3 vite. Por radha përcakton kompetencën se kush e ka, radhën por nuk përcakton veprimin kohor se cili organ vepron i pari, cili dyti dhe cili i treti.
Sepse në procesin e kompozimit të Gjykatës Kushtuese secili nga organet që përfshihet në ktë proces, Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë e ushtrojnë këtë kompetencë kushtetuese në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri.
I vetmi kufizim kohor që ka Kushtetua dhe ligji është afati i 30 ditor dhe ky afat as nuk mund të ndërpritet, as nuk mund të pezullohet dhe as nuk mund të zgjatet. Ndryshe vjen pasoja sipas Kushtetutës dhe ligjit, kandidati konsiderohet i emëruar ose i zgjedhur.