Ditët e fundit në media janë publikuar pamje filmike të dhunës dhe bastisjes së sporteleve në Kalimash, si edhe protagonistët e saj që shkatërruan sportelet dhe i vendosën flakën pasi i kishin grabitur.
Nga zbardhja e listës së protagonistëve të arrestuar si autorë të ngjarjes, rezulton se pjesa dërmuese e tyre janë persona me precedent të mëparshëm penal si: vjedhje, trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtie pa leje, dhunë ndaj funksionarëve të shtetit, kontrabandë, etj!
Në daljet publike të opozitës, të gjithë njëzëri kanë deklaruar se të arrestuarit e protestës janë heronjtë e Shqipërisë dhe modeli i tyre duhet ndjekur nga të gjithë ne. Nëse mendoni se këta janë heronjtë tuaj dhe modeli që duhet të ndiqni, Tellalli po sjell listën e plotë të të arrestuarve dhe veprat penale të kryera prej tyre.
PD dhe LSI i ka shpallur heronjë, pse kanë djegur e shkatërruar pronën publike e private, ju gjykojini vetë, nëse këta janë modeli shoqëror që duhet të ndiqni ju dhe fëmijët tuaj!/Tellalli
LISTA:
Sali Lusha – Arrestuar si i dyshuar për veprat penale “Kryengritje e armatosur” dhe “Për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe kundërshtim të punonjësit të rendit publik”
Arjan Beluli – I dyshuar për veprën penale të “Vjedhjes”
Astrit Petku – I dyshuar për veprën penale të “Vjedhjes”
Brahim Lekica – I proceduar për “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”
Ermal Elezi – I akuzuar për ”Armëmbajtje pa leje”
Florenc Avxhia – I proceduar për veprën penale të “Vjedhjes”
Adriatik Kovaci – I proceduar për “Kondrabandë mallrash”
Ismet Dida – I proceduar për veprën penale të “Vjedhjes”
Jetmir Dema – I dyshuar për “Trafik lëndësh narkotike”
Mehmet Bytyçi – I skeduar nga policia për “Shpërndarje të lëndëve narkotike”
Nuredin Sula – I proceduar për veprën penale të “Vjedhjes”
Shpëtim Halili – I proceduar për veprën penale të “Vjedhjes”
Skënder Kovaçi – I proceduar për “Trafik dhe kontrabandë mallrash”
Sokol Mani – I proceduar për “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”
Kastriot Axhami – I proceduar për “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”
Urim Dida – I skeduar për tendencën e “Vjedhjes me dhunë”
Zylfi Elezi – I proceduar për “Organizim të pa lejuar të lojërave të fatit”