Jo të pakta kanë qenë rastet kur deputetja demokrate Rudina Hajdari ka bërë lapsuese apo gafa në Kuvend. Një e tillë i ka shpëtuar pikërisht edhe gjatë fjalës së sotme në Kuvend.
Këtë herë, teksa ka kërkuar një marrëveshje për një konsensus lidhur me kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese, Hajdari tha se për herë të parë në histori duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët në lidhje me këtë “pykë”.
“Ulja për një marrëveshje për një konsensus lidhur me kandidaturat dhe mos bllokimi i tyre do ishte zgjidhja më duhur për vendin tonë, pasi po flasim për Gjykatën Kushtetuese, një nga organet më të rëndësishme në vendin tonë. Të krijonim një precedent për herë të parë në historinë tonë që të gjejmë një gjuhë të përbashkët në lidhje me këtë pykë” , tha Hajdari.