Përfaqësia e BE-së në Shqipëri mirëpriti zgjedhjet e Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit si dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, të cilat u votuan me nga 105 vota pro nga parlamenti në seancën sotme.
Në qëndrimin të publikuar në ‘’Twitter’’, delegacioni i BE-së në vendin tonë e konsideron zgjedhjen e dy anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese si pjesë e rëndësishme e Reformës në Drejtësi ‘’zbatimi i së cilës vazhdon dhe është thelbësor për rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së’’.
Deklarata e përfaqësisë së BE-së në Shqipëri pas zgjedhjes së dy anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese:
Sot parlamenti shqiptar zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për në rrugën e saj të integrimit në BE.