Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zgjedhur që për zgjedhjen e anëtarëve të rinj për Gjykatën Kushtetuese të reagojë duke shpërndarë deklaratën e ambasadës së SHBA-së në vendin tonë.
Balla shkruan në Facebook se PS-ja është në anën e duhur të historisë më ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë, duke çuar Shqipërinë në rrugën europiane.
“Në krahun e duhur të historisë,
në ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë,
në rrugën Europiane të Shqipërisë🇦🇱🇪🇺🇺🇸
Sot Kuvendi përmes votës së 105 deputetëve🙏, pas propozimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përmbylli procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së re Kushtetuese. Tashmë me pesë anëtarë Gjykata Kushtetuese.
Sot mori përgjigjen e fortë (të radhës) nga Kuvendi kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi”, shkruan Balla teksa publikon edhe deklaratën e SHBA.