Gazetarja Keti Banushi e cila ishte e pranishme në studion e “Ora News” u shpreh se ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku i cili sot u shpall në kërkim për falsifikim të formularëve rrezikon të bëjë 4 vite burg.
“Agim Kajmaku rrezikon deri në 4 vite burg. Për ligjin e dekriminalizimit ka pasur edhe raste që janë dënuar. Kemi për dek.riminalizimin dënimin për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, të cilit iu pezullua dënimi me shërbim prove. Është një vepër penale që dënohet me burgim”, tha gazetarja në studion e Ora News.
Mesditën e sotme për Agim Kajmakun u lëshua një urdhër arresti nga Prokuroria e Tiranës.