Në një postim në rrjetin social Facebook, juristi i megaaferës CEZ, Romeo Kara, ka reaguar i indinjuar për çështjen e lobimit të PD me paratë ruse, që sipas tij është një favorizim që prokurorët po i bëjnë kreut të PD-së Lulzim Basha, duke i hequr akuzën e pastrimit të parave.
Sipas juristit, po tentojnë të rikualifikojnë veprën penale duke rrëzuar thelbin e saj. Më tej Kara shton se vepra e rrëzuar nga kjo prokurori duhet të përmbaj dhe akuza të tjera që i parashikon kodi ynë penal.
Statusi i plotë i tij:
Nuk eshte hera e pare qe, prokuroret behen zedhenes dhe mbrojtes të atyre qe ata duhet të investigojne dhe akuzojne.
Prokuroret mbajne peng hetimet, nuk hetojne mbi prova apo persona të caktuar dhe tentojne të rikualifikojne vepren penale duke rrezuar thelbin e saj.
Prokuroret kane rrezuar në kete rast vepren penale te pastrimit te parave dhe kane dashur t’a cojne dosjen në gjykate vetem për fallsifikim.
Thjesht ngrihet pyetja: për cfare arsye u desh të behej ky fallsifikim? Cili ishte motivi i vertete?
Pervec pastrimit të parave, qe u rrezua nga kjo mender prokurori, aty duhet të kete edhe akuza të tjera, qe i parashikon kodi yne penal, i marre peng nga vete krimi në drejtesi.