Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas zgjedhjes në Kuvend të dy anëtareve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Në një postim në Twitter, delegacioni i BE shkruan se presin krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Sot Parlamenti shqiptar zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, thuhet në reagim.