Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi ka përshëndetur votimin nga Kuvendi të dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ajo gjithashtu ka falenderuar kolegët e opozitës parlamentare që sipas saj qëndruan në anën e duhur.
““Gjykata kushtetuese është drejt rifillimit të funksionimit të saj.
Votimi nga Kuvendi i Shqipërisë me 105 vota i dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, tregoi vendosmërinë tonë për të zbatuar reformën në drejtësi.
Falenderim i veçantë për kolegët/et e opozitës që qëndruan në anën e duhur.
Falenderime edhe për partnerët tanë historik, SHBA-BE ——–për mbështetjen që i kanë dhë jetësimit të kësaj reforme.”, shkruan Hysi.
Me 105 vota pro sot në Kuvend u votua Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji.