Për të disatën herë banorët e Astirit janë shprehur se nuk janë kundër prishjes së shtëpive, por ata kërkojnë dialog me qeverinë për të përfituar dëmshpërblim.
Ata po vazhdojnë protestën e tyre që tashmë zgjat prej muajsh.Ndërsa lidhur me këtë ka reaguar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Veliajt një pjesë e familjeve i kanë marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës.
“Astiri? Një pjesë e familjeve kanë marrë paratë për ndërtimet pa leje në mes të rrugës, pjesa tjetër në foto është futur për zhvillim duke liruar rrugën e duke marrë nga 1-3 apartamente në këmbim! 🏬 Bullizmi politik i partive që bllokojnë punët publike nuk ka vend në Tiranë”, shkruan Veliaj në Facebook.