Në seancën e intervistimit të kryeprokurores së Përgjithshme Arta Marku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të EURALIUS dhe ODAPT.
Përfaqësuesja Michel Lacomi e pyeti Arta Markun: “Si e keni monitoruar zbatimin e udhëzimeve të udhëzimeve tuaja. Deri në çfarë pike e shihni autoritetin tuaj për zbatimin e udhëzimit dhe ndonjë shembull konkret.”
“Nuk ka asnjë mekanizëm ligjor se si të kontrollohet nëse prokurorët nuk duan të zbatojnë udhëzimin. Të paktën deri tani. Në disa raste ka pasur prokurorë që refuzojnë të zbatojnë udhëzimet e mia. Por nuk kam çfarë bëj. ILD ende nuk funksionon dhe për momentin është e pamundur të bësh diçka.” – tha Arta Marku.