Nis vaksinimi kundër gripit për kategoritë e rrezikuara, për të parandaluar komplikacionet e gripit.
138 mijë vaksina kundër gripit janë në dispozicion falas për kategoritë e rrezikuara të popullatës parandaluar komplikacionet nga kjo sëmundje. Nga dita e sotme në qendrat shëndetësore të vendit ka nisur vaksinimi ku për herë të parë janë përfshirë edhe fëmijët në moshën 2 deri në 5 vjeç.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik ka marrë masa për vaksinimin falas ndaj gripit të grupeve të rrezikuara, duke filluar në kohë vaksinimin falas fillimisht për personelin shëndetësor dhe të moshuarit, për të shmangur komplikacionet e gripit”, nënvizojë Maniastirliu.
Grupet e tjera të rrezikuara që mund të kryejnë vaksinat falas janë gratë shtatzëna, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike si diabet, sëmundje kronike obstruktive pulmonare, sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë si dhe persona obezë apo me imunodeficiencë të të gjitha moshave. Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren këtë vit, janë të parakualifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Sipas specialistëve kjo është koha më e mirë për të bërë vaksinën pasi ende nuk ka qarkullim të virusit të gripit në vendin tonë.