Më në fund moti po normalizohet pak. Edhe dita e nesërme do të shoqërohet nga kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat lindore.
Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit deri në -1°C në zonat malore po ashtu mesdita ka sjell rënie të tyre ku maksimumi në rang vendi ka arritur deri në 22°C. Era vijon e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verilindor-lindor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim i ulët.