Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka reaguar menjëherë pas lajmit se presidenti Ilir Meta ka dekretuar, Marsida Xhaferllarin si aëntare në Gjykatën Kushtetuese.
“Sapo e mora vesh nga ju për dekretin e Presidentit. Nuk kam koment”, tha Vorpsi për A2.
Ndërsa pyëtjes, nëse ndihej gjyqtare e Kushtetueses, ajo ju përgjigj: “Unë e ndjej veten anëtare të Gjykatës Kushtetuese që ditën që Presidentit i skadoi afati. Nuk do e ndjek këtë çështje, i takon institucioneve ta zgjidhin”.