Mesa duket banorët e Astirit nuk do të dorëzohen! Ata kanë vendosur që të bëjnë rezistencën e tyre.
Në këto momente po zhvillohet një takim për të diskutuar mënyrën se si do të veprojnë ditët në vijim, duke i qëndruar kërkesës së tyre për dëmshpërblim.
“Beteja jone nuk ndalet, ajo do te vazhdoje pavarsisht gjithckaje. Shteti tregoi edhe njehere fytyren e tij te vertete, ate te nje krimineli te pashpirt. Ai nuk pyeti per asnje e asgje, vetem shkaterroi, dhunoi, masakroi deri ne vdekje cdo banor. Nuk pyeti as per femije, as per nena, as per baballare e as per gjysher. Na goditi aq fort sikur ne te ishim kriminelet dhe banditet me te tmerrshem qe ka pare ndonjehere historia.
Por, jo te dashur miq ne nuk jemi te tille, nuk jemi as kriminel, as bandit, as shpellare e as zaptues”, thuhet në reagimin e tyre.