Nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës. Sipas OSHEE stakimi i energjisë do të bëhet për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave.
Më poshtë oraret dhe zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë:
14 Nëntor
09:00-15:00
Pjesërisht rruga “Dervish Hekali”
09:00-12:00
Pjesërisht rrugët: “Albanopoli”, “Eshref Frashëri”
15 Nëntor
08:30-13:00
Pjesërisht zonat: Fushë Mëzez, ish-rruga “Ura”, zona pranë Bregut të Lumit, Laknas
09:00-15:00
Pjesërisht rruga “Androkli Kostallari”