Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për dekretimin e Marsida Xhaferllarit anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Me ironi deputeti socialist ka shtuar se sot Meta mund te dekretonte edhe Enkeljed Alibejan.
“Presidenti Meta mund të dekretonte edhe Enkelejd Alibeajn sot, sepse është po aq e pavlefshme sa edhe dekretimi i bashkëjetueses së Alibeajt. Unë e kam thënë dy ditë më parë në seancën e Kuvendit që Presidenti Meta nuk ka asnjë bazë Kushtetuese në vendimarrjen e sotme. Meta ka pasur mundësinë të zgjedhi një prej tre kandidatëve të renditur të parët. Nuk e ushtroi këtë të drejtë brenda 30 ditëve. Afati kushtetues i Metës për ta dekretuar ka qenë 7 nëntori. Presidenti Ilir Meta e ka ezauruar të drejtën për të zgjedhur në këtë rast, sepse KED pas përfundimit të afatit 30 ditë ka emëruar atë që është renditur e para në listë. Nuk ka asnjë dallim nga qasja e Ilir Metës edhe për ç’dekretimin e 30 qershorit. Ilir Meta mund të dekretoj anëtarë të Gjykatës Kushtetuese Sali Berishën, por ai është ai është anëtar i Gjykatës Kushtetuese për Ilir Metën, por nuk mund të jetë për Kushtetutën e vendit dhe për institucionin e Gjykatës Kushtetuese në këtë vend”, tha Balla në Vizion Plus.