Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që prej momentit kur mbaruan intervistat me 3 kandidatët Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela janë “ngujuar” dhe sipas rregullit duhet të qëndrojnë pa kontakte të jashtme 24 orë deri në shpalljen e renditjes së kandidatëve.
Sipas procedurës asnjë nga anëtarët e KLP nuk njihet të paktën deri nesër me pikët që ka dhënë secilit për çdo kandidat.
Ndërkaq, vëzhguesit ndërkombëtarë të pranishëm në intervistimin e kandidatëve kanë zhvilluar intervista me të tre kandidatët, intervista jopublike.