Nga Çesk Gjoni
Hafiz Sabri Koçi i vuajti për 20 vite radhazi në burgjet e diktaturës. -“Gjakun ma kanë pirë,por kockat nuk mi kane brejtur-eshte shprehur i ndjeri hafiz Sabria në një takim me besimtare në Barbullush,pas rihapjes se xhamisë. Shtruar me to në një bisedë qe udha e besimit të përtërihet edhe nje here ne zemrat e besimtarë vet. ..Po çfarë kish Hafiz Sabria që syte po i shendritnin me shumë? Ishte një dritë gëzimi se në ate takim me hafiz Sabrine ishin edhe besimtarë katolikë.
-“Një fjale po u la daci me kenë mirë me Zotin.,AMAN-SHKONI SI VLLAZËN ME KATOLIKËT, porositi hafiz Sabria. -Ja kush janë katolikët për mu,tregoi Hafiz Sabria ate ditë takimi. “Isha në qeli ma zi se një birucë ;Tre vetë ishim aty ,me Ndoc Harapin e Trushit dhe Ndoc Simonin e Bërdicës. A e dini si me kane mbajte?! Ne pëllëmbë të dores! Kena shku si vlla e shkuar vëllait! -Hoxhe efendi ,me thonin ato,,-me u falë kur të kesh vakthin!- E u bashin nje me qoshet e qelisë vetëm për të më lëshuar dy pëllëmbë vend për faljen. Në kambë rrinin ato vetëm që unë të baja një sy gjumë,por vendi ishte aq ngushtë mbledhur krye e kambe bashke.
Prandaj u them dhe ditën e mirë, edhe ditën e vështirë t’a kemi së bashku jo vetëm shoq me shoq por edhe me katolikët se TE TANË JENA NJEREZ TE ,ZOTIT!” Kardinal Ernest Troshani vuajti plot 18 vite burg në kohën e diktaturës. U paditi tinëzisht dhe u dënue tmerrësisht se shuguroi një meshë për presidentin e SHBA-s Xhon Kenedin e vrarë, shugurim me bekimin e Papës. -Jam lutur për Enver Hoxhen-ka thane kardinal Ernesti. U lut për Enver Hoxhën edhe se në kohën e sundimit të tij sundoi tortura e stergjatur e izolimit dhe e trajtimit çnjerëzor si një nga armiqtë më të egër të regjimit komunist.
Kardinal Troshani qe në meshën e pare të rihapjes se kishave zgjati dorën e faljes e i dha fjalën e meshires për ta pranuar në grigjën e krishtere paditësin, ate paditës ku fjala e tij tinëzare ja hapi kat e kat dyert e burgut per.dom Ernestin. -Dora e Zotit dhe dora e Feçorrit,në ate kohë ministër i punëve të te brendëshme më mbrojten jetën, keshtu eshte shprehur ne shumë intervista Ernest Troshani: “-Une u akuzova si inicues i revoltës ne majit të vitit 1973 Për mu, gishti për të gjitha” fajet “e “mëkatet “në burgun e Spacit. Hetimi i paanshëm i zotni ministrit me largoi nga pushkatimi i pashmangshëm-…
Sikur t’a thonin këtë fakt të tjerët ah sa mosbesues do të ishim e madje do të thonim se nuk ka mundësi një ministër komunist pa ja dhanë një tegel pushkë një prifti,! Por kardinali dëshmon vetëm për të vërtetën se ai i ka mbrojtur jetën..Per aq ma tepër se Feçor Shehu ishte dhe i ish-besimit musliman siç thuhej në ate kohe. Mënyrat e besimit shfaqin larminë e tyre,por ndjenja e mirë e ajo humane vjen vetëm në një linjë dhe jep tiparin vetem te njeriut të mirë pavarësisht se si beson..
Saimja në Barbullush .eshte motër e shkuar motrës me nje katolike Luçien Hallet e jetës bashkë i pleqërojne dhe bashkë i ndajnë..Ne festa e gëzime të njëra tjetra si në shtëpitë e tyre.Lucijes na i sëmurët randë vajza dyvjeçare..Saimja në prag të derës..Bani një ritual fetar e me pas qëndroi pranë vogëlushes.Ashtu në.qetesi e vetmi gjersa ajo erdhi në vete..Ndoshta rituali fetar,ndoshta qetësia absolute që kërkoi,.Por ama vogëlushja që sot është diç e madhe thotë se “Tezja Ime me ka shëtitur në katër dyert e shtëpisë”.
Sokol Mandi është një banor i ri në qytetin e Shkodres. Ka lanë një shtëpi të mirë banimi në fshat. Ka shikuar se gjendja ekonomike e komshisë nuk jepte frymëmarrje për zgjerim shtëpie .. Dhe nuk e la shtëpinë e vet bosh në Barbullush por i dha përsëri jetë,tashmë me familjen e Astritit,me të afert..Kur Astriti mendoi të zgjidhte qesen per qera, por Sokoli i kërkoj vetem një faliminderit gjer në kohën që ato të bëhen me shtëpine e tij, Albana Sheqjia jeton në Milano. Jeton me një shëndet normal edhe se ka kryer një operacion shumë të Vështire. Për te jeta varej në fije të perit dhe sekondat e jetës ishin të numëruara . Kishte nevoje akute per transplantim të veshkëve ,e, që para 10 viteve një operacion i tillë nuk mund të kryhej, në vende aq më tepër që edhe pagesa e operacionit jashtë vendit ishte e papërballueshme nga familja e saj.
Në katedralen e Shkodres dy murgesha shikuan një grua me pamje jo të zakonte që ndiqte meshen.Qante me dënesë të lehtë e lotët si bulez kristali i binin ne toke. Pas meshës gruaja shkoi te shtatorja e shen Ndout dhe ra në dy gjunjë ..”Bane mrekullinë o shna Ndue! ‘-ishte lutja e saj.. “Jam myslimane por iu luta Shna Ndout të më mbrojë vajzën nga mortja…”ju tha murgeshave kur e pyeten. Ishte nana e Albanës dhe murgeshat pa pyetur se kush ishte e konsideruan Albanen si një njeri të Zotit dhe morën në kujdestari kurimin në një spital të Milanos duke përballuar dhe shpenzimet e operacionit të vështirë.. Kjo është jeta.kjo është festa.. Që të themi: “BAJRAM E PASHKË SHQIPTARET BASHKE”