Ai ka hequr dorë nga politika aktive e Tiranës por jo nga reagimet prej politikani e qytetari të lirë.
E kemi fjalën për Kreshnik Spahiun e Aleancës Kuqezi, i cili sot në ditën e protestës së opozitës u jep një këshillë të vyer demokratëve.
“O MIQ DEMOKRAT: Pse bllokoni makinat e qytetarëve dhe jo të qeveritarve?” pyet e sugjeron njëherazi Spahiu.
E në fakt, nëse do vepronin kështu, ndoshta të gjithë do vraponin pas tyre e do i bashkoheshin protestës.