Seanca e sotshme plenare ka nisur me debate përsa i përket çështjes problematike të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë seancë pritet të miratohet ose jo projekt-rezoluta ndaj presidentit Ilir Meta.
Ka qenë deputeti i opozitës së re Kujtim Gjuzi i cili ka kërkuar jo pak por 45 minita për të lexuar projekt-rezolutën.
“Kjo rezolutë i bie që të shkarkojë Presidentin, ndaj na duhen këto minuta.”, është justifikuar Gjuzi.
Por kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se projekt-rezoluta ka qenë e publikuar që dje në faqen zyrtare të Kuvendit dhe se kanë kalaur 12 orë.