Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka udhëhequr sot protestën opozitare dhe bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës në zonën e Vorës, e cila është konsideruar si e paligjshme nga policia, që nuk ka dhënë autorizim për tubimin në fjalë.
Në aksin e sipërpërmendur janë krijuar radhë kilometrike automjetesh, të cilat rrezikojnë edhe qarkullimin e udhëtarëve për në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.
Kreu i PD shihet në këto foto teksa mbërrin në protestë dhe kapërcen bordurat me fund-shpinë. Protestuesit e asistojnë Bashën që t’ia dalë me sukses.