Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ditën e sotme analistët e mediave, pasi sipas tij, dalin dhe protestojnë në studio televizive kundër kullave që po ndërtohen. Por, Rama thotë se ata kanë nga dy ose tre shtëpi, duke hedhur dyshime të forta mbi mënyrën sesi kanë mundur që t’i bëjnë ato. Rama aludoi se analistët nuk kanë mundësi që të blejnë nga tre shtëpia nga rroga që marrin nga analizat e tyre nëpër media, por ata i bëjnë duke vënë gjoba.
“Kujt ia tregojnë këta oligarkët që ndërtojnë kulla? Unë e di, të gjithë ata që shkruajnë, lloj lloj poshtërsish, shpifjesh, të gjithë ata nëse i merrni me radhë e kanë nga një shtëpi, kanë dhe nga dy një në qytet dhe një në plazh.
Si e kanë marrë nga kush? Nga rrogat e analizave apo gjobat e artikujve? Nuk dalin…Do të donin të bënin dhe kulla? Po kullat i bëjnë ata që kanë pronën, i bëjnë ata që kanë para. Nuk I zgjedh qeveria, nuk I zgjedh bashkia se kush do ndërtojë kulla. Dhe sa për atë, a duhen kulla, kjo është një temë tjetër e mbyllur me kohë…” tha Rama.