Një person është arrestuar pasi ka goditur për shkak të detyrës një mjek.
Mësohet se personi ishte në gjendjë të dehur gjatë kohës kur ka kryer veprimin.
Nga të dhënat e policisë bëhet me dije se personi i arrestuar është me inicialet A.K 32 vjeç, banues në Peqin, ndërsa mjeku i cili është goditur me inicialet Y.T
NJOFTIMI I POLICISË:
Godet mjekun e spitalit në Peqin, vihet nën pranga nga Policia 32-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Peqin.
Ky shtetas ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.