Në studion e emisionit “Opinion”, Kryeministri Rama ka pranuar se kuksianët do të paguajnë për rrugën, por ende nuk është vendosur vlera.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse kuksianët do të paguajnë apo nuk do të kenë pagesë fare, Rama u përgjigj:
“Do paguajnë edhe kuksianët, fjala fare nuk ekziston. Do paguajnë të gjithë ata që kanë autovetura. Kush nuk ka, të marri autobuzin dhe nuk do paguajë asgjë”.
Kryeministri la të kuptohet që nga pagesa do të përjashtohen mjetet etransportit publik të udhëtarve./ Opinion.al