Historia e një 15 vjeçareje ka tronditur krejtësisht opinionin publik.
Më 31 tetor 2015, Kayleigh Haywood u njoh në facebook me një 28-vjeçar me emrin Luke Harlow.
Harlow u tregua i dashur me vajzën aq sa i fitoi zemrën dhe besimin asaj.
Por gjërat ndryshuan më vonë, kur Luke Harlow ftoi të renë për një takim. Vajza pranoi dhe pak ditë më vonë u takuan fizikisht…
Ajo që do ndodhte më pas do të ndryshonte jetën e vajzës përgjithmonë.
U desh pak kohë për të kuptuar se Luke Harlow nuk ishte aspak djali me të cilin Kayleigh ishte dashuruar.
Njeriu e rrëmbeu vajzën dhe e çoi në shtëpinë e tij; pasi e dehu, vendosi se ishte koha për ta përdhunuar atë dhe nuk hezitoi të kryejë aktin e tmerrshëm.
Ai këtë akt e pasoi me diçka edhe më të neveritshme, torturuesi e çoi viktimën e pafat në shtëpinë e të afërmit të tij, Stephen Bead (një kopshtar). Për fat të keq, edhe ky burrë e përdhunoi Kayleigh Haywood dhe më vonë e vrau atë dhe e fshehu trupin e saj në një tokë bujqësore pranë pronës së tij.
Pak pak kohësh trupi i Kayleigh Haywood u gjet nga policia dhe të dy burrat u gjykuan për përdhunim, vrasje dhe fshehje të kufomave.
Luke Harlow u dënua me 12 vite dhe Beade u dënua me 35 vite burg.
Familja e viktimës ka nisur një iniciativë që vlen të përmendet: Nën sugjerimin e policisë dhe me ndihmën e disa ekspertëve në botën e kinematografisë, ata arritën të bëjnë një dokumentar të shkurtër për të mbuluar dhe për të dëshmuar historinë e Kayleigh Haywood.
Qëllimi përfundimtar i familjarëve të saj është të sensibilizojë prindërit kur është fjala për monitorimin e fëmijëve të tyre, pasi, për fat të keq, ekzistojnë raste si ky që sapo ju rrëfyem.
Në fillimin e filmit, Stephanie Haywood (nëna e Kayleigh) lëshoi këtë mesazh të fuqishëm:
“Ne kurrë nuk do ta shohim më vajzën tonë të bukur.
Nuk do të jemi më në gjendje ta përqafojmë, të kujdesemi për të dhe ta mbrojmë atë.
Zemra ime loton në çdo minutë të ditës, ashtu siç ndodh me babain e saj Martin dhe vëllain e saj Kyle, shkruan ShkodraNews. Bota jonë ka ndryshuar përgjithmonë ditën që Kayleigh e mori atë mesazh në Facebook. Megjithatë, ne jemi të bindur se Kayleigh do të vazhdojë të jetojë, jo vetëm në zemrat tona.
Kur policia na pyeti, dhjetorin e kaluar, nëse dëshironim të bënim një film për të, nuk hezituam të japim pëlqimin e plotë.
Ne duam që ky film të jetë një paralajmërim për fëmijët dhe prindërit.
Ne duam që ky film të shihet nga çdo fëmijë i moshës 11 vjeç e lart, si në këtë vend dhe jashtë tij. Sepse ky film është trashëgimia tragjike e vajzës sonë të bukur.”
Dokumentari është parë nga miliona njerëz të cilët nuk arrijnë të falënderojnë sa duhet familjen për gjestin e tyre të pabesueshëm.