Një 68-vjeçar nga Tirana është kthyer në makthin e disa të miturave italiane.
Mediat raportojnë se i moshuari u kërkonte vazhdimisht t’i dërgonin video erotike.
68-vjeçari fshihej pas një llogarie false në Facebook, ku hiqej si një djalë 12-vjeçar.
Pasi kishte krijuar disa kontakte me vajza të mitura italiane, u kërkonte të bënin video të ndryshme, ndërkohë që i regjistronte.
Në momentin që ato refuzonin kërkesat e tij, 68-vjeçari i kërcënonte duke i shantazhuar se nëse nuk do t’i publikonte në rrjete sociale.
Muaj më vonë, ato e kanë denoncuar në prokurorinë italiane, të cilët kanë zbuluar se ai që fshihej pas kompjuterit ishte pikërisht i moshuari nga Tirana.
I moshuari rrezikon deri në 9 vite burg i akuzuar për pedofili.