Shumë çështje që ndërlidhen me planetin Tokë, janë aktuale për qindra vjet meqë njerëzit vazhdimisht kërkojnë përgjigje për to. Në vazhdim ju sjellim tetë misteret më të mëdha.
- Prej nga erdhi uji?
Shkencëtarët besojnë se Toka ishte një shkëmb gjatë formimit të para 4.5 miliardë vjetëve. Shtrohet pyetja se si lindi uji i rëndësishëm për jetë? Ndoshta nga sistemi ndëryjor, 4 miliardë vjet më parë, atë kanë mundur ta krijojnë asteroidët e ngrirë të rënë në sipërfaqen e Tokës. Kështu, me kohë kanë mundur të krijohen rezervat e ujit. Por, ende nuk është sqaruar formimi i ujit në Tokë. Në mënyrë të veçantë, misteri bëhet më i madh, sepse nga ajo kohë ka pak shkëmbinj për dëshmi dhe për prova!
- Çfarë ka në bërthamë?
Bërthama e Tokës ende nuk është studiuar. Në vitet ’40 të shekullit të kaluar, shkencëtarët menduan se e zgjidhën këtë mister. Në bazë të meteorëve studiuan baraspeshën e mineraleve në bërthamë dhe dhanë disa përfundime. Sipas tyre, hekur dhe nikel që nuk ka në kore të Tokës, duhet të ketë në bërthamë. Por, matjet e gravitet 10 vite më vonë thanë se kjo nuk është e vërtet.
- Si u krijua Hëna?
A u krijua Hëna nga goditja e Tokës me planetin e madhësisë së Marsit? Kjo çështje vazhdon të mundojë shkencëtarët. Këtë teori nuk e kanë pranuar të gjithë, për shkak të disa mangësive. Për shembull, përbërja kimike e shkëmbinjve nga Toka dhe atyre nga Hëna përputhen aq shumë sa që thuhet se Hëna është bërë nga Toka, e jo edhe nga ndonjë planet tjetër. Është e mundur që Toka e re është sjellë shumë rreth boshtit të saj dhe ka shpërndarë shkëmbinj prej metali të shkrirë që kanë krijuar Hënën.
- Si lindi jeta?
Ende nuk dihet nëse jeta u krijua në Tokë apo në hapësirën ndëryjore, për të ardhur këtu përmes meteorëve. Komponentët themelorë të jetës – aminoacidet dhe vitamina – janë gjetur në kokrra të akullta brenda asteroideve, në kushtet më ekstreme për jetën në Tokë. Një nga pengesat më të mëdha të biologjisë është për të zbuluar se si këto pjesë formojnë jetë. Rëndues është fakti se edhe nuk ka gjurmë fosilesh të banorëve të parë të Tokës, të cilët me shumë gjasa ishin primitivë – si bakteret.
- Po oksigjeni si është krijuar?
Ekzistencën tonë ia detyrojmë cyanobacterieve, krijesave mikroskopike që kanë ndihmuar transformimin radikal të atmosferës së Tokës. Këto baktere kanë hedhur oksigjen nga organizmi, si mbetje, dhe kështu e mbushën atmosferën me oksigjen – për herë të parë para 2.4 miliardë vitesh. Por, kjo nuk ishte një gjendje stabile. Në mbetjet e shkëmbinjve është e qartë se niveli i oksigjenit ka luhatur tre miliardë vjet më parë dhe se është stabilizuar para 541 milionë vitesh. Pra, pyetja është nëse në të vërtetë bakteret janë meritore për oksigjenin që thithim apo është një faktor tjetër? Pikërisht njohja e ndryshimeve të oksigjenit është faktor kyç në deshifrim të historisë së jetës në planetin tonë.
- Kush është shkaku i shpërthimit të Kambrianit?
Shfaqja e jetës komplekse, pas katër miliardë vitesh nga krijimi i Tokës, nënkupton një moment unik. Papritmas u shfaqën kafshët me tru dhe enë të gjakut, me sy dhe me zemër. Papritmas, në këtë periudhë e cila zgjati 542-488 milionë vite më parë, gjithçka u zhvilluar më shpejtë se në çdo periudhë tjetër planetare të njohur deri sot. Si shpjegim i këtij fenomeni është thënë se meritor është kërcimi në nivelet e oksigjenit që ka ndodhur para shpërthimit Kambrian.
- Kur ka filluar lëvizja e pllakave tektonike?
Pllakat e holla të kores përplasen në sipërfaqen e Tokës, duke krijuar skena të bukura të lindjes së Diellit nga malet, si dhe shpërthimet e dhunshme vullkanike. Gjeologët ende nuk e dinë se kur pllakat tektonike filluan të lëvizin, sepse dëshmitë janë shkatërruar. Vetëm një grusht kokrrash të vogla mineralesh të zirkonit, kanë mbijetuar prej para 4.4. miliardë viteve, që shkencëtarëve ua bënë me dije se atëherë u formuan shkëmbinjtë e parë. Por, shkencëtarët nuk e dinë se si janë formuar këta shkëmbinj?
- A mund të parashikojmë tërmetet?
Si me motin, mundet të parashikohet edhe tërmeti. Por, për ta ditur saktë se kur vjen, kjo është e pamundur. Madje edhe eksperimenti më i madh, që zgjati 12 vjet, dështoi. Gjeologët pastaj parashikuan tërmetin në Parkfield të Kalifornisë, për të cilin menduan se do të ndodhë më 1994, e në fakt ndodhi më 2004. Një problem tjetër është se gjeologët nuk e dinë saktë se pse ndodh tërmeti dhe pse ndalet ai.