Sali Berisha ka kërkuar hetim ndërkombëtar për atë që ka ndodhur më 26 nëntor dhe më pas.
Në një intervistë televizive Berisha tha se vetëm një hetim i pavarur ndërkombëtar është rruga e vetme për të nxjerrë të gjitha përgjegjësit për tragjedinë e paralajmëruar të 26 nëntorit
Sali Berisha tha:
“Lidhur me hetimin ndërkombëtar theksoj dhe një herë se qëndrimi kriminal ndaj pasojave potenciale të tërmetit të 22 shtatorit ka në bankën e akuzës narkoekzekutivin shqiptar. Mirëpo në një vend ku kreu i meduzës kontrollon të gjitha pushtetet është absurde dhe naive të pretendosh se ai dhe mafia e tij e drogës në pushtet do të hetojë veten e vet.
Në këto rrethana mendoj se vetëm një hetim i pavarur ndërkombëtar është rruga e vetme për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë për tragjedinë e paralajmëruar të 26 nëntorit të Thumanës dhe jo vetëm asaj.”