Përtej dëmeve, ekspertët thanë se gjëja kryesore që duhet bërë është të reklamohet Durrësi turistik dhe të krijohet bindja që është i sigurt për sezonin turistik që vjen.
Pjesë nga diskutimet:
Arben Meçe: Nga dhjetori deri në prill duhet të bëjmë “propagandë” që “Durrësi është i mrekullueshëm”, dhe kjo nuk është propagandë.
Fatos Çoçoli: Ne duhet të përcjellim mesazhin se Durrësi turistik, me gjithë potencialin që ka, është i sigurt për këtë sezon. Është e nevojshme kjo për të mbrojtur ekonominë e vendit.
Ardian Civili: Tendenca kryesore është të shkuarit drejt arsyes. Ne duhet të nxjerrim të gjitha llojet e argumenteve dhe të mos jemi pesimistë, se edhe në Greqi, Kretë, Izmir, ka ndodhur e njëjta gjë, ndaj dhe këtë fatkeqësi natyrore duhet ta kalojmë.