Aleati i Partisë Demokratike, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka komentuar situatën post-tërmet, dhe është shprehur se për rindërtimin e qytetit të tij të lindjes, Shijakut, është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin Rama.Madje tregon edhe mënyrën se si mund të ndodhë ky bashkëpunim.
Duka: Jam shijakas, kam lind dhe rrit në Shijak, i njoh shtëpitë e Shijakut me familje dhe numër anëtarësh. Nëse do të caktojë njeri në Shijak të shkoj unë por të mos prek lekë me dorë, por të monitoroj çdo lloj fondi që hidhet atje dhe mënyrën sesi. Të firmosin të dy palët dhe pastaj të bëhen investimet atje.Se pyes opozitën në këtë drejtim, le të më thërrasë.Ta monitoroj dhe të mos shkojë asnjë lek dëm. Jam gati ta bëj.
Por edhe pse i shtrin dorën, Agron Duka akuzon kryeministrin Rama, se po sillet si showmen në këtë situatë të rëndë