Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi duke folur në emisionin “Open”, tha se Presidenti Meta e paralajmëroi tërmetin dhe tha se atëherë i thanë se u çmend. Ajo shtoi se “kot nuk thotë Rama se ka fallxhoren në shtëpi”, duke ironizuar me deklaratat e Kryeministrit.
“Thonit u çmend Presidenti se paralajmëroi tërmetin. Kot nuk thotë Rama se ka fallxhoren në shtëpi. Ja fallxhorja e parashikoi. Dhe askush nuk e dëgjoi Presidentin, e quajtur të çmendur”, u shpreh Monika Kryemadhi.