Analsiti Lorenc Vangjeli thotë se sjellja e kryeministrit Edi Rama me qytetarët pas tërmetit të 26 nëntorit tregon se ai po përgatitet për një mandat të tretë për të qeverisur vendin.
“Nëse mandatin e parë”, tha Vangjeli, “e mori duke kërkuar largimin e Berishës, dhe mandatin e dytë duke kërkuar tepsinë dhe timonin”, vijoi analisti – në mandatin e tretë ai do të risjellë triumfin ose dështimin e tij në këtë tërmet.
“Po ta ndjekësh, mund të gjesh mënyrën e gabuar si komunikon, fyerje ndaj qytetarëve, nga syri kritik, të gjitha këto detaje japin një mozaik të madh, propozimi i Edi Ramës për një mandat të tretë. Mori mandatin e parë duke larguar Berishën, mori mandatin e dytë me tepsinë dhe timonin. Në mandatin e tretë ai do të risjellë triumfin ose dështimin e tij në këtë tërmet.
Por është e vërtetë që ai e ka fituar këtë epërsi politike në sytë e shqiptarëve ai shihet si shpresë. Po i jep avantazh, është një avantazh shumë i kuptueshëm, ai perceptohet si shpresë. Dhe kjo është epërsia e parë. Shto këtij edhe kundërshtarin që vazhdon i bie dajres. Këtë gaz që i ka dhënë makinës së tij, unë nuk e shikoj vetëm si emocion të çastit”, u shpreh Vangjeli në emisionin “Opinion”.