Pas njoftimit të Presidencës për emërimin e këshilltarit për tërmetet, ka pasur shumë reaksion mes demokratëve.
Por Jari vendosi t’i sqarojë, pasi e njeh Prençin shumë herët dhe e ka pas vartës:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Emërimi i Prençit në atë detyrë nuk është një vendim i rastësishëm, dhe as ndonjë pabesi politike.
Në këtë situatë tërmetesh, ajo është zgjedhja e duhur.
Së pari, duhet t’iu kujtoj se dy vjet më pare, pra një vit para Ilir Metës dhe Sul Gërgurit, ai ka parashikuar tërmetin.
Kjo gjë ju harrua dhe gati nuk po i njiheshin fare këto merita.
Të gjitha meritat po i merrte Ilir Meta.
Atëhere ai ju drejtua qëndrave botërore sizmiologjike, provoi që kishte parashikuar tërmetin dhe kërkoi t’i çertifikohej parashikimi.
Pas shumë betejash, ja arriti më në fund të çertifikonte parashikimin.
Pas kësaj, Ilir Meta u vu në pozitë të vështirë, pasi do të duhej të dilte në plan të dytë.
Në këto rrethana, ai u detyrua ta merrte në punë këshilltar për tërmetet, duke bashkuar kështu të dy kontributet si parashikues, dhe duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurtë nga tërmetet.
Ndaj duhet të jemi krenarë që ai si talent, ka qenë edhe ca kohë në policinë e PD.
Ai ka qenë po ashtu me policinë e PS dhe PPSH.
Shkuarja dhe tek LSI e kompleton si nëpunës të lartë dhe të gjithanshëm.
Ndaj duhet të ndjehemi krenarë për të.
I juaji, Jari!”