Caktohet gjyqtari i kryesor i trupës gjykuese ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Dosja e Bashës u dërgua ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prokuroria hoqi dorë nga akuzat për “lobimin rus”.
Të akuzuar për falsifikim dhe pastrim parash janë edhe ish-sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i Partisë Ilir Dervishi.
Gjyqtar do të jetë Lazer Sallaku, emër i njohur për publikun. Sallaku disa kohë më parë vendosi rihapjen e dosjes “CEZ”, hetime që u mbyllën kur kryeprokuror ishte Adriatik Llalla.
Sallaku është gjithashtu pjesë e trupës gjykuese në gjyqin ndaj Izet Haxhisë, pas ekstradimit të këtij të fundit nga Turqia.
Sallaku ka qenë edhe kryesuesi i trupës në gjyqin për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë dhe gjykimit te guvernatorit te saj ne ate kohe Ardian Fullani.