Gjatë fjalës së tij në të ashtëquajturën Akademi Politike të FRPD-së, sponsorizuar nga fondacioni i dyshimtë Konrad Azenhauer kreu i PD-së Lulzim Basha parashtroi edhe pjesë nga programi pa program të opozitës.
Ai tha se është emergjente të ndalet eksodi i mjekëve dhe infermierëve dhe kjo bëhet vetëm duke garantuar paga dinjitoze dhe kushte pune të sigurta gjë që nuk e bëri kurrë 8 vjet në pushtet por e degjeneroi mjeksinë deri në instuticion ku njerzit blinin ilaçe ,krevat dhe shërbimin vetëm me para. Por Lulzim tregon përralla dhe gënjeshtra si i pa shëruar nga sëmundja e tij…mashtrues profesionist. Ja çfarë thotë:
‘Vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, ndërkohë që në spitalet tona nuk ka më mjek dhe infermier.Në programin tonë parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermierëve në 700 euro. Vetëm në këtë mënyrë ne do të arrijmë të përmbushim nevojat e vendit me staf mjekësor dhe për tu dhënë shërbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë’, tha kreu i PD-së.