Më 1 qershor 2020 bazuar në Konventën e nënshkruar nga Shqipëria, Tatimet marrin në dorë informacionin e plotë për paratë e fshehura nga zyrtarët shqiptarë në 130 vende të botës. Në rrezik familja e Berishës, Metës, Ramës, Bashës, Pollos, Bodes, Rulit, Majkos, Ahmetajt, Beqajt, Haxhinastos, ish ministrave të PS, PD dhe LSI, si dhe zyrtarëve respektivë që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve dhe i kanë fshehura në parajsat fiskale
Merr fund sekreti për politikanët shqiptarë të cilët kanë depozituar paratë e vjedhura në bankat e sigurisë së lartë dhe zonat off-shore, të cilat nuk e tregojnë emrin e depozituesit.
Kështu, të gjithë politikanët apo biznesmenët shqiptarë që kanë para të fshehura në parajsat fiskale do të bëhen publikë në mënyrë zyrtare për organet ligjzbatuese dhe qytetarët.
Bëhet e ditur se duke filluar nga 1 qershori i vitit 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do ketë në dorë listën e të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë para të mbyllura jashtë shtetit, përfshirë dhe ato të fshehura në parajsat më të mëdha fiskale të botës.
Nga ana tjetër, bazuar në marrëveshjet e reciprocitetit, edhe autoritetet shqiptare do të zbulojnë listat e shtetasve të huaj që kanë depozita në Shqipëri, një kërkesë kjo e kahershme e shumë vendeve të BE dhe në veçanti e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fundi i ‘parajsës’ së politikanëve hajdutë shqiptarë dhe e oligarkëve klientë të tyre që kanë vjedhur para nga arka e shtetit dhe i kanë depozituar në parajsat fiskale, ka ardhur si rezultat i zbatimit të konventave ndërkombëtare për tatimet.
Në vjeshtën e vitit 2012 Shqipëria nënshkroi Konventën dërkombëtare për ndihmën në çështjet tatimore. Konventa, e iniciuar nga OECD si një mekanizëm për të luftuar evazionin fiskal në shkallë globale, parashikon shkëmbimin e informacionit financiar mes 130 vendeve të botës, përfshirë parajsat më të mëdha fiskale në ishujt e Paqësorit, Kayman, Panama, Zvicër dhe Qipro.
Vendit tonë për shkak të infrastrukturës së dobët tatimore iu la 8 vjet kohë për t’u përgatitur. Nga viti i ardhshëm qeveria shqiptare është e detyruar të nisë shkëmbimin automatik të informacionit. Për këtë qëllim, Parlamenti pritet që brenda pak ditëve të miratojë edhe një ligj të posaçëm.
Sipas draftit të Konventës, brenda datës 30 maj të vitit të ardhshëm të gjitha bankat shqiptare janë të detyruar të raportojnë pranë drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, llogaritë bankare të çdo shtetasi të huaj, rezident në 130 vendet që kanë nënshkruar konventën.
Drejtoria e Tatimeve më pas këtë informacion e raporton automatikisht tek homologia e saj e vendit ku është rezident personi që ka llogarinë, por dhe merr informacion nga vendet respektive.
Kështu, ky shkëmbim të dhënash do funksionojë në të njejtën mënyrë edhe në krahun tjetër. Pra brenda datës 30 maj 2010, të 130 vendet anëtare të konventës do dërgojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve listën e shtetasve shqiptare që kanë para të mbyllura në bankat e tyre.
Mes vendeve që do të kenë detyrimin për të dërguar listën janë ishujt Kayman, Qipro, Zvicra, Panamaja, ishujt e Paqësorit dhe të gjitha parajsat më të mëdha fiskale të botës, ku sipas draftit periudha raportuese nis nga data 1 janar e vitit 2019.
Nga heqja e sekretit, në rrezik janë familja e Berishës, Metës, Ramës, Bashës, Pollos, Bodes, Rulit, Majkos, Ahmetajt, Beqajt, Haxhinastos, ish ministrave të PS, PD dhe LSI, si dhe zyrtarëve respektivë që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve dhe i kanë fshehur ato nëpër parajsat fiskale./Pamfleti