Një ditë më parë është zhvilluar Akademia Politike e FPRD-së.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një postim në rrjetet sociale, ndërsa publikon foto nga aktiviteti, ndër të tjera shkruan se ky është një moment i rëndësishëm për Partinë Demokratike për të diskutuar me studentët sfidat politike te vendit, nga arsimi, ekonomia integrimi europian politika e jashtme etj.
Po ashtu, Bash aka publikuar live në rrjetet sociale, edhe fjalën e tij në këtë aktivitet.
Por, ajo çfarë bie në sy në publikimet e Bashës në rrjetet sociale janë komentet e demokratëve, të cilët tashmë nuk i besojnë kreut të PD-së.
Një qytetar shkruan “Gjynah për Shqipërinë dhe gjynah për ata horrat e qorrat që ju ndjekin pas”.
Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se pot ë ishin demokratët e vërtetë do ishte shumë ndryshe.
“Demokrat mbas porte. Se po te ishin demokratët e vërtetë, do ishte ndryshe Shqipëria, ju jeni thjeshtë Lapaqen ..”.-shkruan qytetari.
Po ashtu një tjetër shkruan “Po ti a je duke prit që të organizojë Rama protesta kundër vetes? Pse na i thua dhe nuk bën as një gjë?
Thirre popullin e ta zhgarravisin ketë qeveri të qelbur”.
Ndërsa një demokrat tjetër vë në dukje një një detaj nga sfondi, i ngjyrosur mavi. “Kush është ai i ” mencur” që sfondin e paska ngjyrosur me “bojen e Rilindjes” …..apo jemi bërë një parti…..!!!!????”-shkruan qytetari./ CNA.al