Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka ndezur motorët për skanimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Dje është marrë vendimi për të futur në veting 120 gjyqtarë e prokurorë të tjerë, duke zbritur te emrat më problematikë në drejtësi. Deri më tani prioritet kanë qenë anëtarët e Kushtetueses, Gjykatës së Lartë, kandidatët e SPAK dhe institucioneve të tjera. Por tashmë steka e KPK është drejtuar te gjykatat e prokuroritë e Shkallës së Parë, veçanërisht në Tiranë. Gazeta ka siguruar listën me 120 emra dhe aty ka shumë personazhe të njohur. Mes emrave të parë bien në sy emrat e gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi dhe atij të Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Hysi është dënuar me burg për shkak se kërkoi favore seksuale, ndërsa Boçi u shkarkua po sepse u filmua në një skandal seksual. Por në listë ka dhe emra që kanë pasur në dorë dosje shumë të rëndësishme. Në skaner do të kalojë Shefkije Demiraj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ajo ka qenë pjesë e treshes së gjyqtarëve të Apelit që gjykoi dosjen Gërdeci. Në listë është edhe emri i gjyqtares Arjana Caco, e cila ka qenë pjesë e trupës gjykuese së Shkallës së Parë që shpalli të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 Janarit, ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo. Më pas lista vijon me prokuroren Elfrida Bregova, e cila në 2017 është lakuar në media se i është bllokuar viza nga SHBA. Personazh tjetër i njohur është prokurori i Tiranës, Gjergji Tako. Ky i fundit është prokurori që shpëtoi Bashën nga SPAK. Tako dhe prokurori Ervin Karanxha dërguan pak ditë më parë në gjykatë dosjen e lobimeve të PD në SHBA, duke e akuzuar Bashën vetëm për falsifikim formulari. Por dërgimi i dosjes në gjykatë e shpëtoi Bashën dhe nga SPAK, pasi nëse vendoset gjykimi i saj, atëherë procesi do vijojë te Gjykata e Tiranës. Pjesë e listës është bërë dhe Arjan Ndoj, prokurori i Durrësit që ishte pre e një atentati pak ditë më parë, i akuzuar si pjesë e grupit KÇK.
Emrat problematikë
Mes listës me 120 emra, figuron dhe gjyqtari Shkëlqim Miri. Ai është dënuar për korrupsion. Tjetër emër është Teuta Hoxha. Gjyqtarja e Tiranës në vitin 2013 është hetuar për shpërdorim detyre, pas një kallëzimi penal të bërë në organin e akuzës nga avokati Agron Bajri. Tjetër emër është Kastriot Gramshi. Gjyqtari në fjalë ka në dorë dosjen “Babale”, ndërsa ndaj tij është hapur një hetim pasi ai lejoi ekstradimin e Nazer Seitit. Në listë është dhe gjyqtari Erion Bani. Ndaj tij ka pasur një kallëzim penal nga një avokat, i cili pretendonte se kishte shpërdorim detyre nga ana e gjyqtarit. Personazh i njohur është Artan Gjermeni. Ai liroi Elvis Martinajn nga burgu, ndërsa vite më parë ka mbetur i plagosur me thikë. Tjetër emër i njohur është Arjan Aliaj. Gjyqtari i Tiranës është hetuar për fshehje pasurie. Ndërsa ndaj gjyqtarit Ardian Kalia ka qenë ILDKP që ka bërë një padi po për fshehje pasurie. Pjesë e listës ka dhe shumë personazhe të tjerë që kanë qenë në proces hetimi disiplinor nga KLD apo që kanë marrë pjesë në seanca gjyqësore të rëndësishme. Duhet theksuar se shumë nga emrat e mësipërm kanë dalë të pastër në akuzat që u janë bërë dhe tani mbetet të shihet nga KPK se çfarë do të vendosë për fatin e tyre. Gjatë vitit që vjen për emrat e mësipërm do nisë hetimi për pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale.
120 emrat që do të hyjnë në veting
1. Pëllumb Zaimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat
2. Adelajda Gjuzi (Manaj), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat
3. Zihni Shahu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
4. Ramazan Avdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
5. Ergys Selmani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
6. Matilda Shalla, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
7. Roland Hysi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
8. Taulant Banushi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
9. Adelina Zarka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
10. Guximtar Boçi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
11. Jak Ndoka, Gjykata e Rrethit Lezhë
12. Albano Çepele, Gjykata e Rrethit Shkodër
13. Andri Ymeri, Gjykata e Rrethit Shkodër
14. Arqile Basho, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
15. Ervin Trashi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
16. Gentiana Xhelili, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
17. Arbana Selmanaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
18. Erion Çelaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë
19. Eda Kaja, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
20. Shpëtim Reka, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
21. Flora Hasimi (Hysi), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
22. Luan Lusha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë
23. Arben Lera, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
24. Ariola Kristo (Cerrava), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
25. Flojera Davidhi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
26. Enkeleida Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë
27. Elsa Ulliri, Gjykata e Rrethit Lezhë
28. Ilir Përdeda, Gjykata e Rrethit Lezhë
29. Flutura Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë
30. Gentian Marku, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë
31. Ermira Dedja, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër
32. Luveda Dardha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër
33. Klorinda Çela, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
34. Mimoza Brahimi (Kajo), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
35. Albert Meça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
36. Altin Abdiu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
37. Anila Capo (Zere), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
38. Arben Mullaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
39. Ardian Kalia, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
40. Arjan Aliaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
41. Arjana Gumbardhi (Caco), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
42. Artan Gjermeni, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
43. Dhurata Balla, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
44. Enkela Vlora (Bajo), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
45. Erjon Bani, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
46. Fida Osmani (Stojku), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
47. Irena Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
48. Irena Plaku, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
49. Kaçe Agolli, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
50. Kastriot Gramshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
51. Kreshnik Omari, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
52. Manjola Bejleri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
53. Mariana Shegani (Dedi), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
54. Sokol Tona, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
55. Shefkije Demiraj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
56. Teuta Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
57. Vjosa Zaimi (Çela), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
58. Kliton Spahiu, Gjykata e Apelit Durrës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
59. Shkëlqim Miri, Gjykata e Apelit Tiranë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
60. Ergys Gashi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës
61. Rezarta Paja (Aliu), Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës
62. Etleva Gjamo (Cami), Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë
63. Emiljano Ruli, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë
64. Bevis Shehaj, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë
65. Çlirim Sino, Prokuroria e Rrethit Fier
66. Erind Reovica, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
67. Elida Hoxhaj (Cipllaka), Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
68. Ajola Ymeri (Prençi), Prokuroria e Rrethit Kurbin
69. Bardhok Lleshi, Prokuroria e Rrethit Lezhë
70. Arben Dyla, Prokuroria e Rrethit Lushnjë
71. Erion Pustina, Prokuroria e Rrethit Pogradec
72. Leonard Filopati, -ish prokuror në Prokurorinë e Apelit
73. Ndue Gjura, Inspektor –ish KLD (ish-gjyqtar)
74. Brunilda Çarçiu, inspektor ish – KLD
75. Flora Reka, Prokuroria e Rrethit Durrës
76. Arben Sharra, Prokuroria e Rrethit Durrës
77. Arian Ndoja, Prokuroria e Rrethit Durrës
78. Agim Dilka, Prokuroria e Rrethit Elbasan
79. Elveta Murra, Prokuroria e Rrethit Durrës
80. Bajram Breçani, Prokuroria e Rrethit Durrës
81. Emror Kasaj, Prokuroria e Rrethit Gjirokastër
82. Edina Kurti, Prokuroria e Rrethit Kavajë
83. Edmond Shytko, Prokuroria e Rrethit Korçë
84. Gentian Stoja, Prokuroria e Rrethit Durrës
85. Ilia Bano, Prokuroria e Rrethit Durrës
86. Julian Kristo, Prokuroria e Rrethit Durrës
87. Ervin Beqiri, Prokuroria e Rrethit Durrës
88. Florian Bonjaku, Prokuroria e Rrethit Krujë
89. Rita Gjati, Prokuroria e Rrethit Kukës
90. Edmond Karriqi, Prokuroria e Rrethit Kukës
91. Arben Nika, Prokuroria e Rrethit Kurbin
92. Alma Bramo, Prokuroria e Rrethit Mat
93. Agim Dalipi, Prokuroria e Rrethit Tropojë
94. Alfred Saliu, Prokuroria e Rrethit Vlorë
95. Ermir Lelçaj, Prokuroria e Rrethit Shkodër
96. Saimir Bahiti, Prokuroria e Rrethit Shkodër
97. Astrit Halilaj, Prokuroria e Rrethit Shkodër
98. Blerta Hamza, Prokuroria e Rrethit Shkodër
99. Hysni Mulaj Prokuroria e Rrethit Tiranë
100. Elina Kombi (Zgjani), Prokuroria e Rrethit Tiranë
101. Erion Pano, Prokuroria e Rrethit Tiranë
102. Ida Ahmetlli, Prokuroria e Rrethit Tiranë
103.Bujar Hoxha, Prokuroria e Rrethit Tiranë
104.Gjon Kodra, Prokuroria e Rrethit Tiranë
105. Avni Kraja, Prokuroria e Rrethit Tiranë
106. Petrit Haki –Bica, Prokuroria e Rrethit Tiranë
107. Gjergji Tako, Prokuroria e Rrethit Tiranë
108. Daniela Konica (Sulaj), Prokuroria e Rrethit Tiranë
109. Elsa Kareci, Prokuroria e Rrethit Tiranë
110. Lindita Ziguri (Male), Prokuroria e Rrethit Tiranë
111. Shpëtim Garunja, Prokuroria e Rrethit Tiranë
112. Elfrida Bregova, Prokuroria e Rrethit Tiranë
113. Endrit Bimi, Prokuroria e Rrethit Tiranë
114. Arian Përmeti, Prokuroria e Rrethit Tiranë
115. Mariola Mërtiri, Prokuroria e Rrethit Tiranë
116. Isa Jata, Prokuroria e Rrethit Tiranë
117. Eriselda Bala, Prokuroria e Rrethit Tiranë
118. Silvana Lule, Prokuroria e Rrethit Tiranë
119. Artan Lulaj, Prokuroria e Rrethit Tiranë
120. Granit Shahu, Prokuroria e Rrethit Tiranë
Kliti Topalli
/Agjensia e Lajmeve Sot News/