Analisti Frrok Çupi tha se ndodhemi para një situate shumë të rëndë, pasi janë miliarda llogari të rreme që shpërndajnë lajme të pavërteta.
“Kam një dyshim të vogël se qëllimin që ka marrë përsipër parlamenti nuk do ta plotësojë ky ligj. Ndodhemi në një vorbull të madhe të luftës botërore kundër lajmit të rremë. Vetërregullimi nuk është i saktë, është një nocion vullnetarist i medias brenda për brenda, por ligji është ligj. E tërë bota e përparuar perëndimore ndodhet në rrugën për të ndërtuar ligje kundër shpifjes dhe kundër lajmit të rremë. Duhet ndaluar kjo kolere”, deklaroi Çupi në ABC.
“Janë shtuar faqet e rreme me lajme të pavërteta. Jemi duke u përpjekur të përballojmë lirinë dhe kjo çështje është shumë e vështirë. Janë përplasur dy elementë të shoqërisë, media dhe politika, por viktima janë njerëzit e thjeshtë”, u shpreh Çupi.