Në Shqipëri gjykata e Tiranës vendosi sot të shpallë fajtor dhe të dënojë me 1 vit burgim ish deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu tha se ka “telefonuar” Salianjin duke i thënë se Rama, Meta, Berisha do ta bëjnë burgun në pleqëri.
Kreshnik Spahiu shkruan:
“Sapo i telefonova “kriminelit” Ervin Salianji:
“Burgu është për burra, ti e bën sa je i ri, ndërsa Rama, Meta, Berisha do e kryejnë në pleqëri.”